Sulmohet me thikë 17 vjeçari shqiptar në Itali
25 Shtator 2022, 08:49 / AKTUALITET

Persona ende të paidentifikuar kanë plagosur me thikë një 17 vjeçar shqiptar në Firence.
Mësohet se autorët fillimisht kanë tentuar ta grabisin të riun e më pas e kanë goditur me thikë.
Sipas policisë që po ndjek rastin, 17-vjeçari po kthehej nga një shëtitje mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona të panjohur në lagjen Rifredi.
Të dy e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe disa sende të tjera personale.
17-vjeçari i plagosur arriti të merrte në telefon urgjencën e spitalit Careggi.
U njoftua edhe policia e cila me ndihmën e një përkthyesi arriti të shpjegonte ngjarjen.
Djali flet vetëm shqip dhe për këtë arsye ishte e vështirë të rindërtoheshin faktet dhe të identifikohej pika e sulmit.
-
Thirrja për mobilizim në Rusi, protesta dhe qindra të arrestuar
25 Shtator, 08:28 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



