Operacion në Burgje, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Fushë-Kruja në Peqin

Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë janë transferuar nën masa të rrepta sigurie nga Fushë-Kruja për në Peqin.
Ky transferim vjen, pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar.
Operacioni u zhvillua me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, duke garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit. Ky transferim bëhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë.
Gjithashtu ky transferim i menjëhershëm ka sjellë vështirësi në akomodim dhe në procesin e përshtatshmërisë së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar ngarkesë të shtuar për strukturat e IEDP Peqin.
Transferimi është përmbyllur pa incidente, ndërsa situata në të dy institucionet paraqitet nën kontroll. Pas arratisjes së Ndocit, u bë transferimi edhe i një grupi të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit për në IEDP Peqin.
Po ndodh...
Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


