Operacioni i SPAK për goditjen e bandave kriminale në vend, mbahet sot në GJKKO seanca për 10 të arrestuarit

19 Maj 2024, 11:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacioni i SPAK për goditjen e bandave kriminale në vend, mbahet sot

Ditën e sotme po mbahet seanca për të arrestuarit që u vendosën në pranga në kuadët të operacionit të SPAK. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.

Me masën e sigurisë sot do të njihen 10 të arrestuar, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. 

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish Deputetit socialist Arben Ndoka, dhe katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri i cili organizonte lojrat e fatit në këtë qytet dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit.

Pjesë e grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s. 

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128