Organizonin lojëra fati me telefon në lokalet e Lushnjës, kapen në flagrancë, pronari i lokalit, kamarieri dhe një 61-vjeçar

21 Qershor 2024, 13:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Organizonin lojëra fati me telefon në lokalet e Lushnjës, kapen

Procedohen penalisht katër persona në Lushnjë dhe Patos. Mësohet se këta persona vinin baste sportive me telefon në lokale.

Si pasojë janë sekuestruar tre telefona, si dhe janë proceduar katër persona mes tyre pronari dhe kamarieri i një lokali.

DVP Fier/Rezultate të përditshme në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.  

Organizonin lojëra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 4 shtetas. 

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen "Loni Dhamo". Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. B., 61 vjeç dhe L. H., 39 vjeç,(kamarier i lokalit), të dy banues në Lushnjë, si dhe për pronarin e lokalit, shtetasin G. C., 46 vjeç.Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos, nga kontrollet në lokale të ndryshme, kanë goditur 1 rast të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

 

Po ndodh...