Pak para protestës, mbi 400 efektivë të Policisë dhe RENEA-s “blindojnë” Parlamentin, në gatishmëri edhe autoboti i ujit
5 Shkurt 2024, 16:29 / AKTUALITET

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit, ku si në çdo protestë krijohet kordon me efektivët në perimetrin e parlamentit.
Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve.
Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.



-
-
E rëndë në Itali, 17-vjeçari godet me thikë mësuesen
5 Shkurt, 15:54 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



