Parashikimi i motit 9 dhjetor 2022

9 Dhjetor 2022, 07:19 / AKTUALITET ALFA PRESS
Parashikimi i motit 9 dhjetor 2022

Për ditën e premte moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Deri në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit reshje shiu në formë shtrëngatash ndërsa në zonën e jugut reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët.

Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit hera-herës reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 12-17m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 4 deri 13°C
në zona e ulëta 6 deri 21°C
në zona bregdetare 12 deri 21°C

Po ndodh...