Parashikimi i motit, e premte, 12 gusht 2022

Shërbimi Meterologjik Ushtarak bëri të ditur se pas një periudhe të gjatë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta mbi vendin tonë, sot depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të freskëta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra kthjellimesh. Kthjellimet do të jenë më tepër prezente përgjatë Ultësirës Perëndimore të vendit.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërkohë, në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
-
Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në pothuajse 36 mijë
12 Gusht, 09:07 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



