Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, 7 ish-zyrtarë të arrestuar nga SPAK dhe GJKKO, duan lirim nga paraburgimi
Shtatë ish-zyrtarë e ish-punonjës policie, të arrestuar me kërkesë të SPAK, dorëzuan pranë Gjykatës së Posaçme, kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë, pas vendimit unifikues të dhënë nga Gjykata e Lartë mbi “arrestin në burg”.
Ndër argumentet për zbutjen e masës, është dhe arsyetimi i Kolegjeve të Bashkuara, që kërkojnë nga shkallët më të ulëta që heqja e lirisë të jetë opsioni i fundit, të shqyrtojnë masa e tjera më të buta dhe ngarkoi prokurorinë me barrën e provës për nevojën e “Arrestit në burg”.
Mes zyrtarëve që kërkon zbutje të masës së sigurisë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili bashkë më vendimin unifikues ka ofruar dhe 20 mijë euro garanci pasurore.
Po ashtu pas vendimit të Gjykatës së Lartë, kërkesë për zëvendësim mase kanë dorëzuar edhe ish kreu i IKMT, Mariglen Qato, ish-administratori i UBT, Edmond Tërthorja, apo edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, raporton Tv Klan.
Për këtë të fundit, Gjykata e Posaçme, e rrëzoi kërkesën, duke argumentuar se praktika e Gjykatës së Lartë, që lidhet me zëvendësimin e masave të sigurisë, nuk është ndryshuar dhe ajo kërkon që personi që vë në lëvizje gjykatën të sjellë prova që kushtet kanë ndryshuar dhe ai mund të hetohet në një masë më të butë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128