Pas Vlorës e Shkodrës, edhe Durrësi mbetet pa ujë

13 Shkurt 2026, 16:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas Vlorës e Shkodrës, edhe Durrësi mbetet pa ujë

Pas krizës së ujit në Vlorë, e cila zgjati gati një javë dhe pas ndërprerjes së ujit në Shkodër, një tjetër qytet është përballur me të njëjtin problem.

Sipas informacioneve, disa lagje të qytetit të Durrësit kanë mbetur pa ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit.

Sipas njoftimit të SHRUKD, dëmtimi ka ndodhur në tubacionin DN 700 mm që furnizohet nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot dhe pretendohet se defekti është shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, duke sjellë ndërprerje të furnizimit.

Mungesë të pjesshme të ujit pritet të kenë të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa probleme më të theksuara raportohen në lagjen 15 (Spitallë).

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike, ndodhen në terren, ndërsa nuk është dhënë asnjë afat se sa mund të zgjasë ky problem.

Po ndodh...