“Pasi shpëtova dy fëmijët nuk mbaj mend gjë”/ Rrëfimi i zjarrfikësit që rrezikoi jetën nga zjarri në Lushnjë

Zjarrfikësi Arben Meçi rrezikoi jetën një ditë më parë, në përpjekje për të shpëtuar dhjetëra njerëzit që mbetën të bllokuar pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare në Lushnjë.
Në një deklaratë për mediat këtë mëngjes, ai rrëfen se u përfshi në operacionin e shpëtimin sapo pa njoftimin, edhe pse nuk ishte në shërbim. Pasi shpëtova në grua me dy fëmijë, ai shprehet se nuk mban mend çfarë ndodhi, pasi u bllokua nga tymi.
“Ishte një grua, kishte dy fëmijë, në kat të shtatë ose të tetë. Aty u ndesha me një xhaje, që mezi e pashë se kishte shumë tym. Nuk po e merrje më vesh. Morëm vesh që nuk kishte më njerëz pastaj. Zbritëm dhe nuk mban mend gjë më. U bllokuam”– tregoi Meçi.
Meçi tregon se kjo është ngjarja më e rëndë me të cilën është përballur në karrierën e tij 17-vjeçare.
“Nuk isha në ditën e shërbimit, pamë alarmin dhe u ngjitëm me sa mundëm. Bëmë çfarë mundëm, zbritëm njerëzit që ishin varur në godinë. Kam 17 vite punë si zjarrfikës, kjo ishte situata më e rëndë. Kishte shumë njerëz që bërtisnin për ndihmë”- tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




