Për një nxënës, pushohet nga puna oficeri i sigurisë në shkollën artistike në Durrës, prindërit në protestë!
Prindër e nxënës të Shkollës Artistike “Jan Kukuzeli" në Durrës protestuan pasi oficeri i sigurisë u pushua nga puna.
Shkak ishte numri i pamjaftueshëm i nxënësve në arsimin e mesëm.
Oficeri ishte larguar vetëm për një nxënës. Në këtë shkollë mësojnë fëmijë nga fillorja, 9-vjeçarja deri te cikli i mesëm.
Në total janë 324 nxënës, prej tyre 79 në të Mesmen. Duhet të ishin 80 nxënës që sipas ligjit të funksiononte oficeri i sigurisë.
"Dje patëm një mbledhje me drejtoreshën e prindërit e na u njoftua për shtim të sigurisë në shkolla, por ne na u njoftua që dje kishte ardhur një email për largimin e oficeres së sigurisë. Shkak për mungesë të një nxënësi", - tregon një prind.
Në protestën para shkollës prindërit shprehën shqetësimin për mungesën e sigurisë në shkollë, sidomos pas vrasjes së nxënësit të shkollës 'Fan Noli', Martin Cani.
Përmes një peticioni por dhe me zë ata kërkuan nga Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit rikthimin e oficerit të sigurisë, duke theksuar se fëmijët e tyre nga mosha 6 deri ne 17 vjec, mësojnë në ambiente të përbashketa.
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128