Përgjaken karnavalet në Greqi, dy shqiptarë plagosin me thikë një 25-vjeçar

18 Mars 2024, 13:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përgjaken karnavalet në Greqi, dy shqiptarë plagosin me
Një sherr mes të rinjve në Rodos të Greqisë është përshkallëzuar deri në përdorimin e thikave. Si pasojë e ngjarjes është plagosur një 25-vjeçar. Autorët dyshohet se, janë dy të rinj me origjinë nga Shqipëria.

Në fillim ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje. Si pasojë e sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë.

I plagosuri nuk është identifikuar ende, njoftojnë mediat greke.

Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

 

Po ndodh...