Përplasje me armë zjarri pas sherrit, vdes i riu nga Kukësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në një lokal nate në Prizren, ku një 31 vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur pas një sherri. Policia bën me dije se viktima është një 31 vjeçar me inicialet V. C, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 27 vjeçar.
Si pasojë e plagëve të marra 31 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.
Ata janë konfliktuar me disa shtetas nga Kosova dhe njëri ka qëlluar më pas drejt tyre.
Njoftimi i plotë:
Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
