Pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, shefi i komisariatit të Delvinës transportohet me helikopter drejt Tiranës

25 Korrik 2025, 18:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, shefi

Shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës.

Fillimisht, ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së dëmtimeve, u vendos transportimi i menjëhershëm në Tiranë për trajtim të specializuar.

Komisar Agim Troci ishte pjesë e ekipit të punonjësve të zjarrëfikëseve dhe policisë, që morën pjesë për shuarjen e zjarrit që duket se ka dalë jashtë kontrollit.

Zjarri në Senicë vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve.

Autoritetet janë në terren për të menaxhuar situatën emergjente.

 

Po ndodh...