Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet i riu në Maqellarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Pocest, njësia administrative Maqellarë, ku një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Dibrës, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar, shërbimet policore janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi I. S., 26 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) nënën e tij, shtetasen N. S., 50 vjeçe.
E plagosura është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë nga Policia, ndërsa arma e krimit, një thikë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme hetimore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
