Plagosja e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Kukës, arrestohen tre persona

24 Shkurt 2025, 19:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Kukës,

Tre persona janë arrestuar, për plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit arrestuan shtetasin Zenel Muçmata, Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje”. Ndaj Muçmatës shte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.

Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë; G.P., i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” dhe E. A., i dyshuar për veprën penale të “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim”.

Tre persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Kukës për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje të autorit’

Tre persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, nën akuzë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 72 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit arrestuan shtetasit;

Ky operacion ishte në vijim të hetimeve të plagosjes së ndodhur më 19.02.2025 në qytetin e Kukësit, ku shtetasi E.H. mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Pas kësaj ngjarjeje ndaj shtetasit Z.M. ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.