Grumbullimi i Kombëtares për kualifikueset e Botërorit, zbulohet vendimi për Hysajn

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, duhet të bëjë pa një prej lojtarëve më me eksperiencë në radhët e kuqezinjve për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Elseid Hysaj, raportohet se nuk do të rikuperohet në kohë për këto dy ndeshje dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të kuqezinjve.
Hysaj pësoi dëmtim më 3 shkurt në ndeshjen ndaj Kaljarit në kampionatin italian, ku kishte filluar të aktivizohej më me rregullsi me Lacion. Prej tre javësh, ai është jashtë fushave të lojës dhe tashmë mediat italiane raportojnë se kthimi i tij do të bëhet pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve në mars.
Sipas “Corriere Dello Sport”, klubi i Lacios nuk dëshiron të ngutet me Elseid Hysajn për të mos rrezikuar një përsëritje të dëmtimit.
Ndaj është vendosur si afat për kthimin e tij në fushë duke filluar nga fundjava e fundit e marsit, kur lacialët të përballen me Torinon, pas mbylljes së grumbullimeve të përfaqësueseve.
-
-
-
Kërkohet rritja e çmimit të energjisë në Kosovë
24 Shkurt, 18:57 -
-
EMRI/ U qëllua me armë zjarri në Laç, identifikohet viktima
24 Shkurt, 18:42
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




