Plagosja me armë e djalit nga babai, i afërmi/ Flet kushëriri: Ishte i dehur, dhunoi të atin

24 Korrik 2024, 21:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja me armë e djalit nga babai, i afërmi/ Flet kushëriri:

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Stropckë të Pogradecit, ku 83-vjeçari Agim Shkullaku ka plagosur me armë zjarri të birin Përparim Shkullaku pas një konflikti mes të dyve.

Për ngjarjen ka folur kushëriri i të plagosurit, i cili duke shpjeguar se nuk ka pasur dijeni për konflikte mes babait dhe të birit.

Ai u shpreh më tej se në zonë është thënë se djali kishte qenë i pirë dhe kishte goditur të atin, ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

“Gruaja më tha. Dëgjoi që qanin aty dhe më tha kështu kështu. Erdhi ambulanca dhe e mori. Kur vajta unë aty kishte njerëz. Ne i kemi kushërinj, janë të mirë, si të gjithë njerëzit. Nuk është gjë e mirë ajo që ndodhi, që të arrijë deri aty. Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin, por ne nuk e dimë. Nuk hymë në shtëpinë e tyre dhe t’i pyesim si i keni hallet, kështu që… Siç thonë djali kishte qenë i pirë dhe kishte goditur të atin”, u shpreh ai.

 

Po ndodh...