
Liga e Konferencës/ Fiton Decic, ish-sulmuesi i Egnatias mposht Dinamo Batum me dopietë

24 Korrik 2024, 21:30 / SPORT
Fitore e madhe e Decic në Gjeorgji. Skuadra shqiptare, që edicionin e fundit fitoi për herë të parë në histori titullin në Mal të Zi, triumfoi 0-2 përballë Dinamo Batum.
Në duelin e parë të raundit të dytë në Conference League, skuadra nga Tuzi doli triumfuese duke hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në raundin e tretë.
Heroi i Decic ishte Ilir Camaj, autori i dy golave në fraksionin e dytë të takimit. Ish-sulmuesit të Egnatias i mjaftuan pak sekonda në fushë për të zhbllokuar takimin në 62’.
Ndërkohë që katër minuta më vonë ndëshkoi sërish gjeorgjianët, duke vulosur suksesin e skuadrës shqiptare.
Sfida e kthimit do të zhvillohet në datën 30 korrik në stadiumin e Podgoricës, duke nisur nga ora 21:00.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128