Plas krimi në Shqipëri në 48 orët e fundit, vrasje dhe grabitje
Qetësia dhe rendi publik duket se kanë dalë jashtë kontrollit gjatë 48 orëve të fundit në vend, ku disa qytete janë tronditur nga krime të rënda si vrasje, plagosje dhe grabitje të armatosura.
Në dy ditët e fundit, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një seri ngjarjesh kryesisht për motive banale, apo konflikte që mund të ishin shmangur apo edhe zgjidhur.
Në Korçë
Ngjarja më tronditëse është ajo e mbrëmjes së djeshme në Korçë. Në orët e vona të datës 28 shkurt, 61-vjeçari Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, Lluka drejtoi armën nga vetja dhe kreu vetëvrasje.
Krimi vrasje-vetëvrasje në Korçë dyshohet se kishte si shkak konfliktet e pronësisë së një banese.
Në Krujë
Vetëm pak minuta pas krimit të rëndë në Korçë, një plagosje me armë tronditi qytetin e Krujës. 43-vjeçari Perlat Merlika qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, Artan Goga. Ky i fundit ndodhet ende në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Plagosja, sipas policisë, dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Autori është konfliktuar me fqinjin e tij teksa po luanin tavëll në një lokal.
Në Kavajë
Dy persona të armatosur dhe të maskuar grabitën mbrëmjen e kësaj të enjteje (29 shkurt) një prej supermarketeve më të mëdhenj në Kavajë. Nën terrorin e armës, autori hyri brenda “Maxi Market” dhe duke kërcënuar me kallashnikov punonjëset, arriti të marrë paratë nga dy arkat.
Autori tjetër ndodhej në makinë dhe e priste jashtë. Të dy u larguan në drejtim të paditur, teksa policia shpreson se mund të bjerë në gjurmët e tyre duke parë kamerat e sigurisë.
Në Koplik
Po për motive të dobëta, një 32-vjeçar është qëlluar në këmbë me armë zjarri nga shtetasi me inicialet M.H. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50 të mbrëmjes së sotme (29 shkurt), ndërsa policia thotë se është vënë në ndjekie të autorit.
Në Pukë
Një sherr mes fqinjëve në fshatin Micoj të Fushë-Arrëzit ka rrezikuar të kthehet në tragjedi. Konflikti që dyshohet se ka nisur për një pronë, është rënduar kur 50-vjeçari me inicialet A.C ka marrë kallashnikovin dhe ka kërcënuar fqinjin e tij 35-vjeçar me inicialet Y.C. Për fat të mirë në këtë rast, policia ka arritur të ndërhyjë në kohë.
-
-
-
-
Plagosje me armë zjarri në Koplik, agravon sherri mes të rinjve
29 Shkurt, 20:39 -
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128