
Plagosje me armë zjarri në Koplik, agravon sherri mes të rinjve

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ka plagosur me armë zjarri një 32-vjeçar.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i është vënë pas autorit të ngjarjes, i cili është larguar menjëherë pas plagosjes.
“Koplik/Informacion paraprak: Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128