Plas sherri, më pas goditen me thika. Përfundojnë në spital dy të miturit nga Pogradeci

7 Mars 2023, 08:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plas sherri, më pas goditen me thika. Përfundojnë në spital

Një sherr për motive të dobëta mes të miturve, përfundon me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.1 në qytetit të Pogradecit, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjensisë, sipas abc news.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.

 

Po ndodh...

ide