Po punonte në shtëpinë e tij, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë. Dyshimet e para

2 Qershor 2024, 19:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Po punonte në shtëpinë e tij, humb jetën 60-vjeçari
Një 60 vjeçar ka humbur jetën, teksa po punonte në banesën e tij. Sipas një njoftimi nga policia, 60-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Po ndodh...

ide