Prishja e pallatit në dëm të buxhetit të Bashkisë, zbardhet dëshmia e Taulant Tushës: Nuk ka qënë detyra ime...

Prokuroria e Tiranës ka provuar se 5 zyrtarë të bashkisë së kryeqytetit kanë shkelur ligjin dhe i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të institucionit vendor sa i takon disa punëve fiktive të disa kompanive që kanë operuar në Tiranë. Para Prokurorisë së Tiranës ka dëshmuar Taulant Tusha, i cili aktualisht është në burg nga SPAK, ndërsa në kohën e marrjes së dëshmisë së tij ka qenë në cilësinë e Drejtorit të Punëve Publike në bashki.
Sa i takon procedurës për prishjen e pallatit nr. 140 në Kombinat, ish-drejtori Tusha është përgjigjur për firmën që ka marrë punën dhe detyrën që ka kryer në terren.
Taulant Tusha: *“Në datë 11.08.2021 është lidhur kontrata e shërbimit me subjektin ARB&TRANS sh.p.k. dhe KLAJGER KONSTRUKSION sh.p.k. për demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore edhe për këtë objekt. I pyetur nëse kam dijeni për kohën e prishjes së pallatit nr. 140 me vendndodhje në rrugën ‘Haki Stermilli’ dhe nëse po, cili subjekt ka qenë i kontraktuar për këtë qëllim, kam deklaruar se kërkesa për lidhjen e kësaj kontrate për demolim ka ardhur në drejtorinë që drejtoj unë në datë 05.05.2021 nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi, Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë.
Pas përzgjedhjes me garë, në datë 11.08.2021 i është nisur me shkresë po kësaj drejtorie dërgimi për ndjekje të kontratave të mbikëqyrjes dhe sipërmarrjes, me objekt demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore. Me kalimin e kësaj shkrese, Drejtoria e Punëve Publike ka kryer detyrën e ngarkuar. Nuk kam dijeni për kohën kur është demoluar ky objekt dhe nuk ka qenë detyrë e imja ndjekja e këtij procesi. Dua të theksoj një fakt: sipas dijenisë sime, objektet për të cilat është lidhur kontratë shërbimi për demolim dhe evadim të mbetjeve ndërtimore kanë qenë objekte që, sipas ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit, janë klasifikuar si të pabanueshme dhe me rrezikshmëri të lartë për banorët.”*
Referuar kontratës së lidhur, subjekti i cili është kontraktuar për këtë qëllim ka detyrë të bëjë demolimin dhe evadimin së mbetjeve ndërtimore brenda afateve të përcaktuara në kontratë. Lidhur me pallatin nr. 140 nuk kam çfarë të deklaroj më shumë. Gjithashtu ka deklaruar se nuk jam në gjendje të jap një përgjigje të saktë nëse shtetasi Asqeri Xhanari ka përfituar nga grantet e rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti, pasi është një drejtori tjetër e ngarkuar për shqyrtimin e dokumentacionit për banesat e dëmtuara.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

