Qeveria e Orbanit sfidon BE-në: Nuk do të pranojmë “asnjë emigrant të vetëm”

Hungaria nuk do të zbatojë mekanizmin e ri të solidaritetit për migracionin të Bashkimit Europian dhe “nuk do të pranojë as edhe një migrant”, deklaroi sot në një konferencë për media në Budapest shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orbán, Gergely Gulyás. Qëndrimi i tij konfirmon vazhdimësinë e kundërshtimit të gjatë të qeverisë nacionaliste të Orbánit ndaj politikave të BE-së për migracionin.
Të hënën, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare ranë dakord për krijimin e të ashtuquajturës “Rezervë e Solidaritetit”, një mekanizëm i ri që parashikon shpërndarjen e migrantëve mes shteteve të BE-së. Sipas marrëveshjes, vendet që nuk duan të pranojnë refugjatë mund të kontribuojnë financiarisht ose të ofrojnë mbështetje materiale. Pakti pritet të hyjë në fuqi në qershor të vitit 2026.
“Nuk do ta zbatojmë paktin e migracionit,” theksoi Gulyás, duke shtuar se BE-ja “nuk ka asnjë autoritet të vendosë se me kë duhet të jetojnë hungarezët”.
Ai iu referua gjithashtu referendumit të vitit 2016, në të cilin votuesit kundërshtuan atë që qeveria e quajti “rivendosje të detyruar të migrantëve” nga BE-ja. Referendumi u zhvillua një vit pas kulmit të krizës së refugjatëve të vitit 2015, kur Hungaria ngriti gardhe me tela me gjemba në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë për të bllokuar kalimet përgjatë rrugës ballkanike.
Kryeministri Viktor Orbán ka qenë prej vitesh në konflikt me Komisionin Europian për politikat e tij të ashpra të azilit. Në vitin 2024, Gjykata Evropiane gjobiti Hungarinë me 200 milionë euro dhe një milion euro gjobë ditore për shkelje të përsëritura të legjislacionit të azilit të BE-së, duke përmendur ndërprerjen de facto të pranimit të kërkesave për azil dhe ndalimin e paligjshëm të kërkuesve të azilit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
