Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Ky është tentimi më e fundit në një varg përpjekësh të dështuara të disa anëtarëve të komisionit për t’ia pamundësuar kësaj partie pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale në vend.
Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan pavarësisht se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kërkoi certifikimin e tyre duke thënë se emrat e tyre nuk bien ndesh me ligjin për zgjedhjet.
“Lista me kandidatë është verifikuar bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Nga të dhënat e pranuara nga institucionet e vendit, del se asnjë kandidat nuk bien ë kundërshtim me ligjin për zgjedhjet”, tha kryetari i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Besnik Buzhala.
Anëtarët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.
Kurteshi nuk dha ndonjë arsye pse votoi kundër, por tha shkurtimisht se “jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e saj”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
