Zelensky: Ukraina gati për zgjedhje, ndërkombëtarët të ofrojnë sigurinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi është gati për zgjedhje, nëse partnerët ndërkombëtarë garantojnë sigurinë.
Zgjedhjet janë pezulluar që nga vendosja e ligjit ushtarak, pas sulmit të plotë rus në shkurt 2022. Ai tha se do të kërkojë propozime për ndryshime ligjore për të mundësuar votimin.
Zgjedhjet mund të mbahen brenda 60 deri 90 ditësh me ndihmën e SHBA-ve dhe aleatëve. Zelensky theksoi se vendimi i zgjedhjeve i takon vetëm popullit ukrainas.
Ai e quajti absurditet pretendimin se po përdor luftën për të qëndruar në pushtet. Presidenti ukrainas fitoi zgjedhjet e 2019-ës me mbi 73% të votave, raporton BBC.
Opozita dhe ekspertët thonë se zgjedhjet në kohë lufte janë disi të rrezikshme. Rreth 5.7 milion ukrainas jetojnë jashtë vendit për shkak të konfliktit.
Opinioni publik nuk mbështet zgjedhjet gjatë luftës, vetëm 10% janë pro. Zelensky mbetet politikani më i popullarizuar në vend. Ai është duke punuar me SHBA-të dhe partnerët evropianë për një dokument 20-pikësh për paqen. Diskutimet ndërkombëtare për armëpushim dhe sigurinë e Ukrainës vazhdojnë intensivisht.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
