Denni Xhepa shkëlqen në Francë, skiatori shqiptar në podium ndërkombëtar

10 Dhjetor 2025, 20:12 / SPORT ALFA PRESS

Denni Xhepa shkëlqen në Francë, skiatori shqiptar në podium

Në dy ditët në vazhdim skiatori kuq e zi do vazhdojë të garojë në Francë për të ulur edhe më tej pikët FIS.

Sporti i skive shqiptar po përjeton një moment historik, ndërsa Denni Xhepa, 22 vjeç, ka regjistruar rezultate të jashtëzakonshme në disiplinën Giant Slalom, pjesë e aktiviteteve të Alpine Skiing Audi FIS World Cup në Val Cenis, Francë.

Federata Shqiptare e Skive bën të ditur se, në dy garat FIS të zhvilluara në Val Cenis (Francë), Denni Xhepa u rendit i 3-ti dhe i 10-ti.

Në garën e datës 8 dhjetor, Xhepa u ngjit në podium, duke u renditur i treti në botë, pas francezëve Talayarch Clement dhe Heude Arthur.

Në garën e datës 9 dhjetor, Denni Xhepa shënoi një tjetër performancë të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e 10-të mes më të mirëve të botës. Fituesit e dy garave mbetën sërish francezët Talayarch Clement dhe Heude Arthur.

Performancat e Xhepës në Val Cenis dëshmojnë zhvillimin e qëndrueshëm të skive shqiptare dhe forcimin e pranisë së Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare të Audi FIS World Cup.

Organizatorët dhe trajnerët e ekipit shqiptar shprehen se këto rezultate janë një frymëzim për brezin e ri dhe dëshmi se sportistët kuqezi po konkurrojnë me dinjitet dhe pasion në arenat më prestigjioze të botës.

Skiatori kuq e zi do të vazhdojë të garojë edhe në dy ditët në vazhdim në Francë, me synimin për të ulur më tej pikët FIS dhe për të konsoliduar pozitën e tij ndërkombëtare, bën të ditur Federata e Skive.

Po ndodh...

ide