Bregdeti i Divjakës i mbuluar nga mbetjet, Bashkia pastron vetëm për “show”

Publikimi në media i pamjeve alarmante të tonelatave plehrave urbane që kishin pushtuar plazhin, vuri në lëvizje autoritetet në Divjakë.
Por përfaqësues të bashkisë dhe të zonave të mbrojtura duket se aksionin për pastrimin e plazhit e kanë përdorur vetëm sa për shou.
Ata kanë punuar për pak orë, sa për t’u filmuar nga kamerat e televizioneve, dhe me largimin e mediave, janë larguar edhe vetë, duke lënë sasi të mëdha mbetjesh, siç shihen nga këto pamje të marra këtë të mërkurë.
Kanë punuar rreth 30 persona për të pastruar vijën bregdetare, ndërsa përfaqësues të autoriteteve justifikohen se nuk kanë mjaftueshëm forca e mjete për të realizuar aksionin. Sipas tyre, bëhet fjalë për një hapësirë të madhe rërë dhe një vijë bregdetare të gjatë rreth 24 km.
Edhe sot i njëjti avaz. Jo më shumë se 10 punonjës të administratës së zonave të mbrojtura dhe disa punonjës nga ndërmarrja e pastrimit të bashkisë ishin në bregdet dhe qëndruan vetëm 3 orë. Por fajin ia lënë numrit të pakët të punonjësve, jo punës që e lënë përgjysmë.
“Aktualisht është pastruar rreth 1 km vijë bregdetare dhe besoj se do të duhet rreth një javë për të mbyllur aksionin, nëse shtohen edhe forca vullnetare”, u shpreh Edion Toromeni, përgjegjës i sektorit të monitorimit në ADZM.
Ndonëse ndotja e bregdetit është alarmante, e shkaktuar si pasojë e prurjeve të lumenjve Shkumbin e Seman, drejtuesit e pushtetit vendor dhe agjencive që merren me mjedisin duket se jetojnë në një realitet tjetër. Plehrat e Shqipërisë u bënë, pak ditë më parë, lajm ndërkombëtar, pasi përfunduan deri në Dubrovnik, duke pushtuar faqet e para të mediave kroate dhe gazetave më të njohura në botë, si New York Times./Tv klan
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
