Muçi bën zgjedhjen e tij, Trabzonspori mban pezull kërkesën e trajnerit. Zbulohet vendimi i fundit

10 Dhjetor 2025, 19:56 / SPORT ALFA PRESS

Muçi bën zgjedhjen e tij, Trabzonspori mban pezull

Ernest Muçi mbetet një çështje te Trabzonspori. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka bindur trajnerin Fatih Teke, që të kërkojë blerjen e kartonit të tij te drejtuesit. Vetë klubi raportohet së fundmi në Turqi, ka shtyrë vendimin deri në përfundimin e sezonit.

Te Trabzonspori nuk do të nxitohen për të paguar 8.5 milionë euro, pasi shpenzuan 1 milion euro për huazimin. Kështu do të monitorohet forma e 24-vjeçarit, që me pesë golat në tri ndeshjet e fundit po shkëlqen te klubi turk.

Në të njëjtën kohë tregohet se Muçi i është shprehur njerëzve të afërt, që është shumë i lumtur te Trabzonspori dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij. Marrëdhënia dhe besimi që Fatih Teke po tregon tek ai, solli rilindjen e Muçit.

Po ndodh...

ide