Trump sulmon “New York Times” për shkrimet që vunë në dyshim shëndetin e tij: Kjo është kryengritje, madje edhe tradhti

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj raportimeve mediatike që ngrejnë pikëpyetje mbi shëndetin dhe energjinë e tij, duke i cilësuar ato “kryengritje, ndoshta edhe tradhti”. Në një mesazh të gjatë në Truth Social, Trump akuzoi veçanërisht “New York Times” dhe media të tjera se po përhapin insinuata se ai nuk ka më ritmin e dikurshëm.
“‘New York Times’ dhe të tjerët shkruajnë vazhdimisht artikuj të rremë për të më diskredituar dhe për të ulur figurën e presidentit të SHBA-së,” shkroi ai.
Trump, 79 vjeç, aktualisht presidenti më i moshuar i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, tha se ka kryer ekzaminime të thelluara mjekësore dhe se “asnjë president nuk ka punuar më shumë se unë”. Ai shtoi se ka “shkëlqyer” edhe në testet njohëse, teste që, sipas tij, paraardhësit e tij nuk i kanë bërë kurrë.
Reagimi i Trump erdhi pas një artikulli të “New York Times”, që raportonte se rutina e tij ditore është dukshëm më e lehtë se gjatë mandatit të parë dhe se ai duket se përgjumet gjatë eventeve publike. Trump u përgjigj me tone të ashpra duke deklaruar se “gjëja më e mirë për këtë qytet do të ishte që ‘New York Times’ të ndalonte së botuari”.
Zëdhënësja e gazetës, Nicole Taylor, i tha AFP-së se amerikanët kanë të drejtë të marrin informacione të plota për shëndetin e zyrtarëve që zgjedhin. Ajo rikujtoi se vetë Trump kishte lavdëruar më herët raportimet e NYT për shëndetin e presidentëve të tjerë, dhe se e njëjta qasje profesionale ndiqet edhe për të.
Gjatë fushatës së tij, Trump ka akuzuar shpesh rivalin demokrat Joe Biden për probleme shëndetësore, duke pretenduar se vuan nga demenca. Edhe në një tubim të fundit në Pensilvani, ai e quajti Biden-in “i fjetur” gjatë një fjalimi që zgjati mbi një orë.
Në përfundim të deklaratës së tij, Trump theksoi: “Nëse një ditë do të ngadalësohem, do ta di vetë. Por kjo nuk po ndodh tani.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
