Arkeologët e baltës mbi JONI KETËN!

Ka një mëndësi të vjetër në politikën shqiptare, një refleks enverist që ringjallet sa herë shfaqet dikush që nuk kontrollohet dot. Kjo logjikë, e lyer herë me bojë të majtë e herë me bojë të djathtë, në thelb mbetet po ajo: funksionon si ish-Sigurimi i Shtetit, që nuk ka nevojë për prova, por për baltë; jo për fakte, por për fjalë; jo për të vërtetën, por për dyshime. Në Shqipëri, dyshimi është arma më e lirë, më primitive dhe më e përdorur prej 35 vitesh.
Prej muajsh, mbi Joni Ketën, kreun e zgjedhur të BKH-së, është ndezur një gjueti shtrigash. Një fushatë e heshtur, e koordinuar, e ngadaltë por e qëndrueshme. Një fushatë që nuk ka prodhuar asnjë fakt, sepse realisht nuk ka asnjë fakt për karrierrën e tij profesionale ku Joni të ke gabuar. Atëherë çfarë bëjnë? Gërmojnë në mbiemër. Gërmojnë në origjinë. Kërkojnë një mëkat të prindërve, një hije të imagjinuar, një lapsus të trilluar. I ngjajnë arkeologëve të baltës që nuk kërkojnë histori, por rrënojë morale.
Kanë gërmuar te i ati, por profesionalisht nuk kanë gjetur asnjë shkelje, asnjë cen. Pavarësisht emrit të mirë të familjes Keta në Tiranë, nuk kanë kursyer askënd. Janë marrë me të ëmën, Majlinda Ketën sepse paska qenë ish-funksionare e PS, por nuk thonë asnjë fjalë për mijëra studentët që ajo ka edukuar, për profesionalizmin, qetësinë, qytetarinë dhe përkushtimin e saj. Unë e njoh si ish-student: ajo ka lënë gjurmë tek dhjetëra të rinj që sot janë profesionistë. Por këto nuk vlejnë në tregun e thashethemeve mediatik sepse aty shiten vetëm baltë dhe dyshim, kjo gjë klikohet behet lajm.
Kur nuk gjejnë cen profesional, shpikin moral. Kur nuk gjejnë gabim, krijojnë narrativë. Kur nuk kontrollojnë dot djalin, sulmojnë familjen. Një strategji primitive, por ende funksionale për ata që mendojnë me logjikën e komiteteve të dikurshme të Partisë së Punës.
E vërteta është shumë më e thjeshtë: kjo gjueti shtrigash mbi Joni Ketën buron nga frika. Frika se BKH, nën drejtimin e tij, mund të bëhet realisht e pavarur. Frika se një strukturë efikase do t’i japë SPAK-ut fuqinë që i duhet. Frika se goditjet ndaj korrupsionit do të jenë më të forta, më të shpejta, më të pakontrollueshme. Frika se një njeri pa aleanca të fshehta, pa borxhe politike dhe pa dosje, është i rrezikshëm për sistemin e vjetër të kompromisit dhe klientelizmit. Frika se Jonin e mbështetën amerikanët dhe kjo disa i tremb më shumë se ligji vetë.
Kur nuk e kapin dot profesionin, sulmojnë biografinë.
Kur nuk e kapin dot integritetin, sulmojnë origjinën.
Kur nuk e kapin dot njeriun, shpikin hijet dhe thashethemet.
Rasti i Joni Ketës tregon kthjellët një të vërtetë të hidhur të këtij vendi: Njerëzit e pavarur nuk i luftojnë sepse kanë faj, por sepse nuk i kontrollojnë dot.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
