Prodhonin dhe shisnin drogë, arrestohen 3 persona në Kukës

13 Shkurt 2026, 17:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prodhonin dhe shisnin drogë, arrestohen 3 persona në Kukës

Tre persona janë arrestuar në Kukës, të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”,

Në pranga ranë shtetasit me iniciale:, A.I., E.K., H.E.

Prokuroria e Kukësit njofton se gjatë operacionit u sekuestruan:459 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 12.5 gramë kokainë të sekuestruara më herët përmes blerjeve të stimuluara

Hetimet e Prokurorisë Kukës çojnë në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, sekuestrohet 459 gr kokainë

Pas një hetimi tre mujor të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, u mundësua arrestimi i tre shtetasve, A.I., E.K. dhe H.E.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ndodh...