Protesta e PD-së, shoqërohen në polici 20 persona

10 Shkurt 2026, 23:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta e PD-së, shoqërohen në polici 20 persona

20 persona janë shoqëruar nga policia, pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike.

Për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë, bëhet me dije se janë plagosur 16 efektivë.

I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe deputeti Bledion Nallbati. Ai ka marrë dëmtime të rënda për shkak të dhunës së policisë dhe përdorim të gazit lotësjellës ndaj tij.

Kujtojmë disa prej protestuesve janë shoqëruar me forcë nga policia duke u marrë zvarrë në rrugët e Tiranës.

Kjo ishte protesta e tretë kombëtare e PD-së, teksa opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas përfshirjes së kësaj të fundit në skandale korrupsioni dhe vënies nën akuzë zyrtarisht nga SPAK për abuzime me tenderat.

Ajo është pezulluar nga detyra, por gjithashtu kërkohet heqja e imunitetit dhe hapja e rrugës së arrestit.

Po ndodh...

ide