Roma-Toti, akord edhe për rrogën pas kthimit. Pengesë bëhet një kompani bastesh

Françesko Toti është shumë pranë kthimit te Roma, pasi legjenda e verdhekuqve, pritet të marrë një rol drejtuesi aktiv në jetën e klubit ku kaloi gjithë karrierën.
Sipas mediave italiane, ka një akord thuajse total mes palëve, mbi rolin që do të mbulojë ai fillimisht për ndërthurjen graduale në jetën e skuadrës. Fillimisht ai do të jetë një këshilltar i jashtëm i drejtuesve, ndërsa më pas pritet të ketë një detyrë më qendrore në ekip, në nëj rol që pritet të jetë i ngjashëm me atë të Havier Zanetit tek Interi,
Palët kanë gjetur akordin edhe në aspektin ekonomik, me familjen Fridkin që ka plotësuar kushtet financiare. Tani mbetet për t’u zgjidhur vetëm çështja e menaxhimit të të drejtave të imazhit, ku ka ende diçka për të sqaruar.
Situata më e veçantë është ajo e marrëveshjes që ka Toti me një kompani bastesh sportive dhe duhet që ai të prishë kontratën me të ose ta riformulojë në një mënyrë që nuk bie ndesh me imazhin e Romës.
Po ndodh...
ide
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128