Berisha del me protestuesin: E qëlloi policia me snajper, ka marrë plumb gome në ballë

10 Shkurt 2026, 22:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha del me protestuesin: E qëlloi policia me snajper, ka marrë

Kreu i PD, Sali Berisha ngriti akuza të rënda ndaj policisë, pasi sipas tij, është qëlluar në drejtim të protestuesve me plumba gome.

Ai doli para gazetarëve së bashku me një protestues, për të cilin pretendoi se është goditur me plumb gome në kokë nga snajperi.

“Përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, çka përbën rrezik për jetën. Protestuesi Ilir Tushe është goditur nga snajperi pa asnjë lloj motivi. Bledion Nallbati ka marrë hematomë të ndjeshme nga goditja me shkop në kokë.

Unë ju them se plumbat e gomës, kafkën në raste të caktuara mund ta shpojnë. Ilir është goditur me snajper”, u shpreh Berisha.

“Jam goditur në momentet e para që nisi protesta te kryeministria. Isha duke bërë një live në rrjetet sociale në TikTok dhe aty mu errësuan sytë”, tha qytetari në krah të Berishës.

Po ndodh...

ide