Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! 2 ende në kërkim

“Nga hetimet dyshohet se shtetasi F. H. (Fatmir Haxhiu) u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të 53-vjeçarit dhe vëllait të tij. Gjithashtu, dyshohet se i arrestuari ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti”, njoftoi policia vendore.
Më tej theksohet se pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, teksa “vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij”.
Ngjarja ndodhi në zonën e lumit Mat, në Skuraj, teksa 61-vjeçari Fatmir Haxhiu ka rënë në makinerinë e përpunimit të inerteve, duke marrë plagë të rënda. I plagosur u dërgua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Për aksidentin e rëndë në punë u shpallën në kërkim pronarët e pikës së imerteve Kastiot Lleshaj, Mark Lleshaj dhe Ilirjan Xhixha. Ndaj tyre është ngritur akuza “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


