Qarkullonin me kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët, të skeduar nga policia italiane

Karabinierët italianë kanë arrestuar në flagrancë 2 shqiptarë që po qarkullonin me makinë në zonën e Città di Castello.
Gjatë kontrollit të mjetit u zbulua edhe një sasi lënde narkotike kokainë, që u sekuestrua si provë, teksa dyshohet se të rinjtë janë pjesë e një grupi shpërndarësish në zonë.
Të arrestuarit janë 23 dhe 40 vjeç, të dy me origjinë shqiptare me banim në Perugia, me dosje policie të mëparshme për krime të ndryshme.
Dy subjektet në bordin e një makine të vogël, sapo dolën nga E45 drejt Città di Castello, u përpoqën të fshihnin lëndën narkotike. Pas kontrollit, brenda saj u gjendën 34 gramë kokainë, shkruan media italiane.
Kërkimi i mëpasshëm fizik dhe i automjeteve bëri të mundur gjetjen e dy mbështjellësve të tjerë që përmbanin të njëjtën substancë, të fshehura me zgjuarsi. Në përfundim të hetimeve, dy shqiptarët u arrestuan dhe janë në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata e Perugia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

