
Qasja e administratës së re të Trump, Dritan Hila: SPAK ka mbështetjen e SHBA, i vetmi organ që i jep shpresë shqiptarëve

Analisti Dritan Hila, e ka cilësuar qasjen e administratës së re amerikane, me presidentin Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, si një vazhdimësi të mbështetjes ndaj SPAK.
I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Hila tha se ambasada amerikane në Tiranë ka ndikim të fuqishëm tek SPAK dhe mbështetja e OPDAT ndaj Prokurorisë së Posaçme është shumë politike.
“Nuk po flas për qasje të Trump, po rikthimi i amerikanëve në Tiranë janë qëndrime të administratës amerikane, vazhdim i punës dhe sinjal politik dhe moral për SPAK.
Me largimin e amerikanëve, SPAK pati një lloj tkurrje, kthimi nga drejtimi i qeverisjes dhe harresa nga krahu tjetër. Por prania amerikane i jep krah SPAK sikurse ishte ndihmë e madhe deklarata e SHBA që tha se kjo mbështetje do vazhdojë. SPAK është i vemti organ që i jep shpresë shqiptarëve se ata që kanë abuzuar me fondet e tyre do të ndëshkohen”, tha Hila.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128