Qëllohet me armë zjarri ndaj policisë në Shkodër, ishin në aksion kundër kultivimit të drogës
21 Gusht 2024, 12:36 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka hapur zjarr ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, ku një person ka qëlluar me armë zjarri.
Për fat të mirë nuk raportohen efektivë ta plagosur.
Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

