Renea nis kërkimet për 14 vjeçarin e zhdukur në lumin Seman

11 Gusht 2022, 09:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Renea nis kërkimet për 14 vjeçarin e zhdukur në lumin

I zhdukur prej paradites së djeshme, trupi i 14 vjeçarit të zhdukur në brigjet e lumit Seman ende nuk është gjetur. 

Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit, por pa mundur dot.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet.

Të gjitha dyshimet janë se 14 vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë.

Një tjetër djalë i familjes Saka ëahte mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës kanë tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Kërkimet në brigjet e lumit vazhdojnë.

 

Po ndodh...

ide