Reshjet e dendura të shiut dëmtojnë rrjetin, qytetarët në Kolonjë me ujë të ndotur, bashkia: Mos e pini!

22 Nëntor 2025, 11:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshjet e dendura të shiut dëmtojnë rrjetin, qytetarët

Bashkia Kolonjë njofton qytetarët se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike.

Autoritetet bëjnë të ditur se uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë.

Punonjësit e NJVKSH Kolonjë janë duke punuar për normalizimin e situatës, dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun.

Bashkia falenderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

NJOFTIMI
???? Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Kolonjës
NJVKSH Kolonjë bën me dije se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike.

???? Uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum
deri në një njoftim të dytë.

Po punohet për normalizimin e situatës dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun.

Faleminderit për mirëkuptimin!
Bashkia Kolonjë

Po ndodh...