Rihapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH, Këshilli Drejtues rrëzon procedurat e 6 janarit! Ja afati për të dorëzuar dokumentacionin

1 Prill 2025, 19:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rihapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH,

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka rrëzuar procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, procedurë, e cila u pezullua më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ky vendim u mor mbledhjen e kësaj të marta dhe mori votat e të gjithë anëtarëve.

Këshilli Drejtues vendosi po ashtu të rihapë garën me procedurat që e rinisin atë nga e para.

Deri në datën 15 prill, të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH. Më pas, në një mbledhje të dytë, Këshilli Drejtues do t’i shqyrtojë ato.

“… të miratojë sot hapjen e garës së konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit publik Shqiptar. Të interesuar do të kenë afat nga nesër deri në datën 15 prill 2025, brenda orarit zyrtar, për të dorëzuar dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.

Anëtarët e vlerësuan menaxhimin e deritanishëm në këtë periudhë tranzicioni të institucionit. Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projektbuxhetit të RTSH.

 

Po ndodh...