Panik në stacionin e trenit në Milton Keyne, policia britanike vret një burrë. U fut i ...

1 Prill 2025, 19:47 / BOTA ALFA PRESS

Panik në stacionin e trenit në Milton Keyne, policia britanike vret

Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia në stacionin qendror të trenit në Milton Keynes të Britanisë së Madhe në mesditë, duke shkaktuar panik te udhëtarët që dëgjuan të shtënat.

Policia e Thames Valley dhe Policia e Transportit Britanik u thirrën në orën 12:55 pas raportimeve për një burrë të armatosur në zonë. Stacioni qëndroi i mbyllur për disa orë, ndërsa rrugët përreth u bllokuan nga forcat e rendit.

Oficerët e armatosur ndërhynë menjëherë dhe i kërkuan burrit të dorëzohej, por më pas u dëgjuan të shtënat.

Dëshmitarët raportuan një skenë kaotike me prani të madhe policore, përfshirë një helikopter dhe njësi me qen policie.

“Unë dëgjova një të shtënë teksa prisja autobusin”, shkroi një dëshmitar në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka shumë policë dhe ambulanca kudo.”

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, burri u shpall i vdekur në vendngjarje në orën 13:44. Autoritetet thanë se nuk ka kërcënim të mëtejshëm për publikun.

Incidenti është tani nën hetim nga Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).

“Ne kemi filluar një hetim të pavarur për të shqyrtuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje, përfshirë veprimet e policisë”, deklaroi një zëdhënës i IOPC.

Megjithëse nuk ka indikacione për lidhje terroriste, autoritetet po hetojnë ende motivet e ngjarjes.

 

Po ndodh...