Rikthehet i “tmerrshmi” i Myslym Shyrit, dhunon dy vajza! Asnjë reagim nga Policia

Ditën e sotme rreth orës 13:00 dy aktivistet e Organizatës Politike, Albina Ruko dhe Mirela Ruko pretendohet se janë sulmuar dhe goditur fizikisht në zonën e Myslym Shyrit në kryeqytet. Mësohet se personi që i ka dhunuar është shtetasi Denis T., i cili është prangosur një vit më parë nga Policia e Tiranës për të njëjtat akuza.
I riu njihet nga policia si dhunues përsëritës i vajzave në rrugët e Tiranës, por edhe pse ndaj tij ka dhjetëra kallëzime penale, sërish uniformat blu e kanë lënë të lirë.
“Edhe sa vajza duhet të dhunohen përpara se shteti të veprojë?! Mos duhet të presim që grushtet keqbërëse të marrin jetë?! Apo ta marrim vetë drejtësinë në dorë?! Dhuna dhe indiferenca e institucioneve shtetërore na motivojnë edhe më shumë për të luftuar kundër dhunës gjinore dhe diskriminimit të shumanshëm të vajzave dhe grave,”-shkruhet në postimin e bërë nga Organizata Politike.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
