Seanca për Gërdecin/ Mediu: Kam pritur mbi 16 vite që të pyetem nga prokuroria, por…

Ish–ministri Fatmir Mediu ka folur sot për mediat, pas paraqitjes në SPAK mbi tragjedinë e Gërdecit.
Ai u ka bërë thirrje dëshmitarëve të vijnë dhe të mbajnë qëndrim sa i përket punës që kanë kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demontimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.
Sa i përket vazhdimit të procesit, i bëj thirrje edhe njëherë që gjithsecili të vij dhe të mbajë qëndrimin sa i përket punës që ka kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes. Sepse me dëshmitë duhet të hidhen dritë. Do konsultohem me avokatët. Unë kam pritur mbi 16 që të pyetem nga prokuroria, por nuk ka denjuar të më pyesë mbi cështjen”, tha ai.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


