Sekuestrimi i 34 pasurive/ Familjarët e Ervis Martinajt ankimojnë vendimin

Familjarët e Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së, për sekuestrimin e 34 pasurive të tij, dhe kërkon lirimin e tyre.
Ankimimi është depozituar në Aeplin e GJKKO, dhe pritet që sot të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë me urdhër të SPAK u sekuestruan pasuritë e Martinajt dhe familjarëve të tij, pasuri që kapin vlerën e miliona eurove, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal.
Vendimi erdhi në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit. Tre prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Dolorez Musabelli dhe Behar Dibra kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë, e cila u pranua nga GJKKO.
Pasuritë e sekuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


