Sërish probleme në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet sërish pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

8 Shkurt 2026, 08:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sërish probleme në aksin Qukës–Qafë

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standarteve dhe reshjet e fundit kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke sjellë sërish probleme këtë të dielë në këtë segment rrugor, i cili prej kohësh mbetet një zonë problematike për qarkullimin.Për pasojë, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që situata po monitorohet për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera

Policia rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe në kushte të pafavorshme atmosferike.

Po ndodh...

ide