Kushtetuesja rrëzoi Ramën/ Reagon kryeministri: Shqipëria u bë sërish shembulli i parë i një budallallëku botëror

8 Shkurt 2026, 10:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Kushtetuesja rrëzoi Ramën/ Reagon kryeministri: Shqipëria u

Edi Rama ka reaguar këtë të diel në podcastin e tij "Flasim", për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ai vetë kishte çuar pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Sipas kryeministrit, Gjykata Kushtetuese nuk e gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë me këtë vendim të dhënë nga GJKKO. Ai tha se Shqipëria u bë për herë të dytë, në pak muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror.

Sipas shefit të qeverisë, as Prokurori që ka kërkuar masën e pezullimit nga detyra, nuk e akuzon Ballukun për korrupsion.

“GJK s’e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe dëgjuar në botën demokratike si pezullimi i një anëtari qeverie.
Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në muaj shembulli i parë një budallallëku botëror se GJK u mbyt në ujin e turbullt të atyre të arsyes e mos arsyes.
Por fakti se mosvendimmarrja e GJK kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë që mund ta kërkosh por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që e shpiku pezullimin.

Sidoqoftë zhbërja e kësaj shpikje 100% Made in Albania e drejtësisë së re, të papjekur, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit”, tha Rama.

Po ndodh...

ide