Tërmet i fortë në Kretë, ja sa ishte magnituda

8 Shkurt 2026, 10:59 / BOTA ALFA PRESS

Tërmet i fortë në Kretë, ja sa ishte magnituda

Greqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Java që po mbyllet regjistroi dhjetëra lëkundje sizmike të fuqishme, me epiqendra nga pjesa perëndimore në bregdetin jonian, deri në atë jugore, ishullin e Kretës.

Një tjetër tërmet dhe këtë herë më i fuqishëm nga të parët, u regjistrua mëngjesin e sotëm (8 shkurt)në Kretë.

Sipas ekspertëve, forca e lëkundjeve kishte magnitudë 4.8 ballë dhe me epiqendër brigjet e Kretës.

“Protothema” informon se epiqendra ishte 44 kilometra në perëndim të Paleochoras, Chania, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 27 kilometra, sipas Zgjidhjes Automatike të Institutit Gjeodinamik.

Nuk ka raportime për dëme dhe të lënduar, por forca goditëse cilësohet mesatarisht e fortë.

Po ndodh...

ide